Vdes një person në vendin e punës në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë derisa kishte qenë ne vendin e punës, ishte rrezuar dhe si pasojë kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe kishte vdekur.

Për këto lëndimeve ai ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e tij.

Policia ka thënë se në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore kanë dalë inspektorët e punës dhe prokurori i shtetit, i cili e kishte cilësuar rastin ai asgjësim, dëmtim ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës.

Tutje është thënë se me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.