Vdes një fëmijë dy javë pas aksidentit në Klinë

Një fëmijë ka vdekur dje, më 07.03.2024 si pasojë e një aksidenti që kishte ndodhur rreth dy javë më parë, më 24.02.2024, në Grabanicë të Klinës.

Policia e Kosovës njofton se fëmija ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare, por nuk ka mundur t’i përballojë lëndimeve.

“Në këtë aksident ishte i përfshirë një automjet i cili gjatë lëvizjes në drejtim të Prishtinës, humb kontrollin dhe kishte goditur mbrojtësit e rrugës, me ç’rast lëndime kishin pësuar tre persona të cilët menjëherë janë dërguar në Emergjencën e Spitalit rajonal në Pejë, për tretman” – thuhet në njoftimin e policisë.

Pas trajtimit në Emergjencë, fëmija tashmë i ndjerë ishte transferuar në QKUK me udhëzim të mjekut kujdestar, sipas këtij njoftimi.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion.