Vdes një 70 vjeçar në aksident trafiku në rrugën Gjilan - Kamenicë

Një 70 vjeçar ka vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur mes dy veturave në rrugën Gjilan-Kamenicë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit.

“Nje person rreth 70 vjeçar, me urgjencë është dërguar në qendrën spitalore në Gjilan, por edhe përkundër ndihmës së ofruar ka ndrruar jetë si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident”, ka thënë Hashani.

Ai ka treguar se lëndime ka pësuar edhe pasagjeri që ishte me të në veturë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:14 afër fshatit Ranillug.