Shiriti i Policisë së Kosovës. Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Vdes një 51-vjeçar në Prizren, bie nga objekti ku punonte

Një person i moshës 51-vjeçare ka mbetur i vdekur sot në Prizren, pasi dyshohet që ka rënë nga një objekt.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:20 në periferi të Prizrenit.

“Rreth orës 12:20 është raportuar që një punëtor fizik, gjatë punës në një objekt ka rënë prej objektit” – ka thënë ai.

Tutje Bytyqi ka treguar se në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor që ka konstatuar vdekjen.

Sipas Bytyqit, policia është duke u marr me rastin, për të cilin është informuar edhe inspektorati i punës.

Ai tregoi se nuk ka ndonjë të arrestuar lidhur me rastin.