Vdes një burrë në emergjencën e Lipjanit, Policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është dërguar në emergjencën e Lipjanit, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës.

Rastin tek organet e rendit e kanë njoftuar familjarët e viktimës. Ky rast është regjistruar në fshatin Smallushë, të Lipjanit më 20.03.2024.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Sipas raportit policor të datës 21.03.2024, vdekja është duke u hetuar.