U alivanos në autobus, policia nis hetimet për vdekjen e viktimës

Policia ka njoftuar se një grua më 02.03.2024 është dërguar në QKUK pasi që, ishte alivanosur në një autobus urban.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë rreth orës 12:30.

Sipas raportit policor, në QKUK më pas mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”- thuhet në raportin e Policisë më 03.03.2024