Spitali Regjional i Gjilanit Foto: KALLXO.com

Policia po heton vdekjen e një 2-vjeçari që u dërgua pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit

Policia e Kosovës po heton vdekjen e një fëmije 2-vjeçar, i cili ishte dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit, dje më 03.03.2024.

Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini tha se mjeku kujdestar i emergjencës ka raportuar se fëmija ishte dërguar me autoambulancë pa shenja jete, nga fshati Llabjan i Novobërdës.

“Familjarët nuk kanë ofruar të dhëna për sëmundje të mëhershme të fëmijës. Në ekzaminim nuk janë gjetur shenja të traumës” – tha Arsimi për KALLXO.com.

Ai shtoi se për rastin është lajmëruar policia dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Sipas raportit policor, rasti është nën hetime ndërsa trupi është dërguar për obduksion.