Një shtetas i Maqedonisë së Veriut gjendet i vdekur në një motel në Ferizaj

Një burrë i moshës 61-vjeçare është gjetur i vdekur në një motel në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë.

Rasti është raportuar sot, më 15.02.2024.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, e ka konfirmuar për KALLXO.com rastin.

Ai tha se rreth orës 16:35 kanë pranuar informatën për këtë rast.

Veseli tregoi se vdekja e viktimës është konfirmuar nga mjekët kujdestarë.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion” – tha Veseli.

Zëdhënësi shtoi se rasti është cilësuar si hetim mbi vdekjen.