Ilustrim

Vdes në QKUK, personi që ishte aksidentuar dy javë më parë

Një person që ishte aksidentuar rëndë me datën 1 dhjetor të këtij viti ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Pas aksidentit, viktima nga Komuna e Prizrenit, ishte shtritë në QKUK, por nuk ka arritur t’ju mbijetoj lëndimeve dhe ka vdekur mbrëmjen e djeshme, njofton Policia.

Me urdhër të Prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.