Foto: Ilustrim

Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua më 22 dhjetor në Malishevë

Një grua që ishte aksidentuar më 22 dhjetor 2023, ka vdekur dje në QKUK.

Kështu ka njoftuar Policia në raportin ditor të ssj.

“Lidhur me rastin, me 06.01.2024 nga QKUK është raportuar se viktima femër kosovare e cila ishte duke u trajtuar, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion” – ka njoftuar PK.