Foto: Facebook / Silvio Berlusconi

Vdes ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi

Silvio Berlusconi, ish-kryeministri italian ka vdekur në moshën 86-vjeçare.

Ai vdiq në spitalin San Raffaele në Milano, raportojnë mediat italiane, citon BBC.

Në prill ai u trajtua për një infeksion të mushkërive të lidhur me një rast të pazbuluar më parë të leuçemisë kronike.

Ai udhëhoqi partinë e qendrës së djathtë Forza Italia, e cila hyri në koalicion nën kryeministrin Giorgia Meloni pas zgjedhjeve në shtator, kur ai u zgjodh vetë në dhomën e lartë të Italisë, Senat.

Ish-kryeministri italian ka qenë i përfshirë në skandalet seksuale dhe akuzat për korrupsion.

Përgatiti: Xheneta Murtezaj