Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Vdes edhe një person i dytë nga aksidenti me fatalitet në Kaçanik

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka vdekur edhe një person i dytë, i gjinisë femër, nga aksidenti me fatalitet që ka ndodhur të premten në magjistralen ‘Fusha e Pajtimit’ në Kaçanik.

Sipas Policisë, viktima ishte duke u trajtuar në QKUK, ndërsa mbrëmë rreth orës 21:00 në QKUK ka ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Nga aksidenti i së premtes një burrë gjithashtu kishte mbetur i vdekur.