Vaksinimi kundër COVID-19 në Kosovë

Vaksinohen mbi 51 mijë persona në Kosovë

Koordinatori i Qendrës, Niman Bardhi tha se problemet me aplikimin online ende janë evidente.

Koordinatori i Qendrës, Niman Bardhi gjatë konferencës për media tha se gjatë së mërkurës janë vaksinuar mbi 250 persona të moshës mbi 65 vjeçare duke përfshirë edhe një pjesë të personelit shëndetësor.

Ai më tej ka sqaruar se deri më tani në nivel vendi janë vaksinuar mbi 51 mijë persona, duke shtuar se problemet me aplikimin online ende janë evidente.

“Edhe sot është duke vazhduar vaksinimi në sallën ‘1 Tetori’, dhe të gjitha qendrat tjera në nivel vendi. Deri në këto momente janë vaksinuar mbi 250 persona, ndërsa nëse llogarisim shifrën totale rreth 1 430. E për pjesën e përgjithshme që nga fillimi i vaksinimit”.

“…shifra totale është mbi 51 mijë vaksina të dhëna tashmë. Sa i përket vaksinimit të personave me moshën mbi 65 vjeç janë duke u vaksinuar edhe nga personeli shëndetësor dhe gjithçka është duke shkuar në rregull”.

“Sa i përket shqetësimit të qytetarëve për shkak të vështirësive në aplikim ajo akoma është evidente mirëpo jemi duke tentuar për lehtësira, ndërsa për pjesën e konsumimit të vaksinave ne vazhdojmë me kontingjentin që kemi dhe për pjesën tjetër nuk vendosim ne”, tha Bardhi. RTK