Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

UNICEF ndihmon shkollat e Ferizajt me materiale mbrojtëse anti-COVID

Materiale higjienike, dezinfektues e pajisje të tjera janë dhuruar nga UNICEF-i për shkollat në Komunën e Ferizajt.

Evlid Ibishi, i cili bëri pranimin e këtij donacioni tha se përmes këtij kontigjenti janë furnizuar mjaftueshëm shkollat në këtë komunë dhe se përmes këtij donacioni do të bëhet më e lehtë menaxhimi i higjienës dhe masat mbrojtëse kundër përhapjes së pandemisë COVID-19.

“Falënderues për këtë donacion u shpreh edhe Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani i cili tha se ky kontigjent por edhe ato të mëparshmet nga organizata e grupe të ndryshme, flasin qartë për solidaritetin dhe vullnetin për të ndihmuar arsimin lokal në kushtet e pandemisë”, thuhet në njoftimin e komunë.

Këtë vit gjysmëvjetori i parë ka përfunduar më 18 dhjetor më herët se që ishte parashikuar për shkak të pandemisë COVID-19 ndërsa gjysmëvjetori i dytë pritet të filloj më 18 janar.

Kujtojmë se më 23 mars filloi mësimi online në tëpër Kosovën si pasojë e përhapjes së coronavirusit pasi që vendi hyri në karantinë.

Sot përfundon gjysmëvjetori i parë i vitit shkollor