KFOR dhuron donacion për shkollat e Istogut/Foto: Komuna e Istogut

Istog, KFOR-i italian u dhuron 3 shkollave 15 laptopë, tri aparate fotokopjuese, tri tabela smart dhe tre projektorë

KFOR-i italian u ka dhuruar 3 shkollave në komunën e Istogut 15 laptopë, tri aparate fotokopjuese, tri tabela smart dhe tre projektorë.

Shkollat që përfituan nga ky donacion janë: “Tre Dëshmorët e Shkollës Shqipe” në Uçë, “Martin Camaj” në Serbobran dhe “Bajram Curri” në Dubravë.

“Komandanti i Komandës Regjionale-Perëndim të KFOR-it (RC-w) Kol. Gabriel Vacca, ka bërë sot dorëzimin e donacionit prej 15 laptopë, tri aparate fotokopjuese, tri tabela smart dhe tre projektorë për tri shkolla” – ka njoftuar Komuna e Istogut.

Në njoftim është thënë se në emër të kryetarit të Komunës, Ilir Ferati, të pranishmit i ka përshëndetur drejtori i Arsimit, Naim Behlulaj.

Behlulaj falënderoi kolonelin Vacca për donacionin dhe theksoi se KFOR-i italian në vazhdimësi ka ndihmuar komunën e Istogut në nevojat e saj.