Ilustrim

Pediatria pranon donacion barna citostatike

Klinika e Pediatrisë ka pranuar sot, më 13.02.2024, barna citostatike si donacion nga organizata “Care for Kosovo Kids”.

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës (SHSKUK) thotë se e ka pasur të vështirë që këto barna t’i kontraktojë për shkak të procedurave.

Citostatikët janë barna që kryesisht përdoren për të luftuar kancerin.

Donacioni do të stabilizojë edhe më tej furnizimin e Klinikës me produkte vitale.

Sipas njoftimit të SHSKUK-së, më shumë se një dekadë fondacioni “Care for Kosovo Kids” është partneri kryesor i furnizimit të Klinikës së Pediatrisë me produkte citostatikë.

Shefja e Shërbimit Farmaceutik në QKUK, Dardana Mehaj, ka falënderuar donatorin.

Sipas SHSKUK-së, bashkëpunimi po vazhdon përmes takimeve, organizimit të punëtorive dhe ndarjes së informacioneve.

Foto: Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës (ShSKUK), Facebook