Ilustrim

Turqia arreston mbi 400 persona për 'postime provokuese' në rrjete sociale

Ministria e Brendshme e Turqisë tha të hënën në Twitter se 402 persona janë arrestuar për postimin e lajmeve të rreme ose provokuese në lidhje me pandeminë COVID-19 në mediat sociale, raporton Balkan Insight.

“Në 42 ditët e fundit, 6.362 llogari të mediave sociale që ishin duke shpërndarë postime false dhe provokuese u shqyrtuan dhe 855 të dyshuar u identifikuan ndërsa 402 u arrestuan,” tha ministria.