Policia, ilustrim Foto: Pixabay

Një i vdekur dhe gati 200 persona të bllokuar në ajër pas shembjes së teleferikut në Turqi

Një person ka mbetur i vdekur, shtatë të plagosur dhe gati 200 të ngecur në ajër kur një shtyllë mbajtëse teleferiku u shemb jashtë qytetit turistik turk të Antalias, raporton The Guardian.

Helikopterët u thirrën për të shpëtuar 184 persona ende të bllokuar në kabinat e teleferikut, tha kryetari i bashkisë së Antalias, Muhittin Bocek, në një deklaratë vonë më 12.04.2024.

“Ekipet tona të specializuara janë këtu. Dashtë Zoti, ne do t’i shpëtojmë të gjithë brenda një kohe të shkurtër” – tha Bocek.

Ngjrja ndodhi kur një nga kabinat në sistemin e teleferikut në Sarisu-Tunektepe u zhyt në një zonë shkëmbore ndërsa shtylla u shemb, tha ministri i brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya.

Pesë persona që kishin qenë në kabinë u evakuuan me helikopter, ndërsa dy ishin ende në pritje për t’u zhvendosur, postoi ai në platformën X.

Rreth 110 perona personel i urgjencës ishin dërguar në vendin e ngjarjes, tha Yerlikaya, me më shumë alpinistë specialistë që u dërguan nga diku tjetër në Turqi.

Një grup prej 10 deputetësh të opozitës shkuan gjithashtu në vendngjarje për të “hetuar aksidentin në detaje”, tha Özgür Özel, kryetar i partisë opozitare Republikane Popullore.

Përgatiti: Dorentina Kastrati