Ilustrim - Policia, falsifikim parash

Tri raste të falsifikimit të parave raportohen në Polici

Tri raste të falsifikimit të parave janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Dy kartëmonedha 100 euroshe janë deponuar në dy banka të Prishtinës. Rastet në Polici i kanë raportuar zyrtaret e bankave.

Kartëmonedhat janë sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore.

Rasti tjetër i falsifikimit është raportuar në Mitrovicë, një burrë ka raportuar se derisa kishte kryer një porosi nga një klient kishte pranuar një kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Të tri rastet janë duke u hetuar.