Foto: Ilustrim

Nën kërcënimin e thikës një person ka kryer grabitje në Ferizaj

Një grua ka raportuar në Polici se përderisa ka qenë në vendin e punës një person i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës i ka grabitur një shumë parash.

Rasti ka ndodhur në Ferizaj, më 15 janar, rreth orës 19:17.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari pasi ka grabitur është larguar në drejtim të panjohur dhe rasti është duke u hetuar.