Dorëzohen në bankë monedha false, policia nis hetimet
17.2.2024 - 11:39
Policia e Kosovës ka njoftuar se më 16.02.2024 në Prishtinë është raportuar një rast i falsifikimit të parasë.
Sipas forcave të rendit, rasti ka nis të hetohet.
“Një zyrtar në një banke, ka raportuar se në intervale kohore të ndryshme nga person-a të panjohur janë deponuar disa monedha dhe kartëmonedha të ndryshme ( 4×50, 4×20, 5×5€, 1087 x 2€) që dyshohet të jenë të falsifikuara” – thuhet në njoftim.
Monedhat, që dyshohet se janë të falsifikuara, janë konfiskuar.