Tre të lënduar në një aksident në Trudë të Prishtinës

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes tri veturave në fshatin Trudë të Prishtinës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci ka thënë se tre të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Ai tha se për këtë aksident, Policia ka pranuar informata rreth orës 20:00.

Borovci tha se Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.