Foto: Ilustrim

Tre të arrestuar pas të shtënave me armë në Gjakovë

Tre persona të dyshuar për gjuajtje me armë u arrestuan mbrëmjen e 26 korrikut në Gjakovë, rreth orës 22:20. Ata dyshohet të kishin pasur mosmarrëveshje të mëhershme mes vete, çka edhe mund të jetë motivi i përdorimit të armëve.

Policia e Kosovës njofton se në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy revole, një armë automatike e llojit Kallashnikov “AK-47”, katër karikatorë, 90 fishekë dhe një gëzhojë.