Ilustrim

Tre të arrestuar në Veternik, dyshohet se vodhën në një lokal sende në vlerë mbi 2 mijë euro

Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për vjedhje në lagjen Veternik në Prishtinë.

Të njëjtit dyshohet në një lokal kanë vjedhur sende të ndryshme në vlerë rreth 2,230 euro.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.