Ilustrim

Tre të arrestuar në Prishtinë, dyshohen për trafikim me njerëz dhe dhunim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë zhvillimit të hetimeve janë identifikuar dhe arrestuar tre burra në Prishtinë pasi që ata dyshohen për trafikim me njerëz dhe dhunim.

“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë lirohen në procedurë të rregullt”- është thënë në njoftimin e PK-së.