Tre të arrestuar në Pejë e Deçan për hapje të lokaleve

Policia e Kosovës ka njoftuar se në tre raste të ndryshme në Pejë dhe Deçan, ka arrestuar tre persona për hapje të lokaleve.

Sipas Policisë, në rrugën ‘Bill Klinton’ në Pejë, është arrestuar një i dyshuar pasi që kishte hapur lokalin e tij në kundërshtim me vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Një tjetër person është arrestuar në Pejë, pasi po ashtu ka hapur lokalin e tij, në kundërshtim me vendimin e Qeverisë. Lokali është mbyllur nga inspektorët komunal, ndërsa i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa një person tjetër është arrestuar në qytetin e Deçanit, pasi është gjetur duke punuar në lokalin e tij, në të cilin ishin 8 persona, familjarë të tij të cilët sipas Policisë, janë legjitimuar.

I dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

Të trija rastet kanë ndodhur ditën e djeshme.