Mitrovica. Foto: KALLXO.com

Tre persona ndalohen nga policia për mos respektim të orarit të lëvizjes

Policia ka njoftuar se tre të dyshuar janë takuar në rrugë duke mos respektuar vendimin e kufizimit të lëvizjes, të lëshuar nga Qeveria

Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Me vendim të qeverisë së Kosovës edhe në komunën e Mitrovicës, është vendosur kufizimi I kohës së lëvizjes për qytetarët deri në orën 21:00.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.