Ilustrim

Therje me thikë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person dyshohet se është therur me thikë në Prishtinë, më 13.06.2024 rreth orës 00:15.

Dyshohet se rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes viktimës dhe një personi tjetër.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Nuk raportohet për të arrestuar.