Therje me thikë në Gjilan

Një person është therur me thikë në Gjilan mbrëmjen e kaluar në rrugën e “Gjinollve”.

Policia ka sqaruar se në lidhje me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar.

Sipas raportit ditor, të dyshuarit kishin marrë pjesë në një rrahje me dy persona të tjerë ku njëri nga këta të fundit më pas kishte pësuar lëndime nga thika.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.

Dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.