Lumenj e liqene të tharë shihen në pjesë të ndryshme të Kosovës. Si pasojë e rënies së nivelit të ujit, mbi sipërfaqe kanë dalë edhe objekte që dikur ishin të mbuluara.
Madje, në Liqenin e Fierzës, që gjendet në kufirin midis Kosovës dhe Shqipërisë, hapësira që dikur ishte e mbuluar me ujë, tani po përdoret për të kullotur bagëtitë.
I gjithë kontinenti evropian, por edhe pjesë të tjera të botës po përballen me thatësirë të rëndë si pasojë e mungesës së reshjeve të shiut, por edhe valëve të të nxehtit.
Komisioni Evropian tha më herët gjatë gushtit, se kontinenti evropian po përballet me thatësirën më të rëndë në 500 vjetët fundit./REL
Një varkë shihet në Liqenin e tharë të Fierzës. Ky liqe artificial, që gjendet në kufirin midis Kosovës e Shqipërisë dhe ka kapacitet që të mbajë mbi 3 miliardë metër kub ujë, së fundmi është tharë si pasojë e mungesës reshjeve të shiut dhe temperaturave të larta. Foto: Arben Hoti/RELNë Liqenin e Fierzës, në pjesën e Kosovës, hapësira që dikur ishte e mbushur me ujë tani është shndërruar në kullotë për bagëtitë. Foto: Arben Hoti/RELNjë varkë në brigjet e Liqenit të Batllavës. Edhe në këtë liqe, uji i të cilit përdoret për pije në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës, vërehet rënie e nivelit të ujit. Foto: Arben Hoti/RELThatësira ka goditur edhe Liqenin e Përlepnicës, nga i cili furnizohet me ujë Komuna e Gjilanit. Foto: Arben Hoti/RELLumi që kalon përmes Komunës së Kamenicës, është tharë krejtësisht. Foto: Arben Hoti/RELNë Liqenin e Fierzës shihet vendi ku më herët kalonte një rrjedhë e ujit. Foto: Arben Hoti/RELPër shkak të rënies së nivelit të ujit, Liqeni i Fierzës po përdoret nga banorët për të kaluar me makina. Foto: Arben Hoti/RELKatër varka në Liqenin e Batllavës, në Komunën e Podujevës. Foto: Arben Hoti/RELKy është guri i kufirit midis Kosovës dhe Shqipërisë, që dikur ishte nën ujin e Liqenit të Fierzës, por tani thatësira e madhe e ka nxjerr atë mbi sipërfaqen e tokës. Foto: Arben Hoti/RELThatësira në Liqenin e Badocit ka bërë që qytetarët të krijojnë rrugë të reja mbi shtratin e liqenit. Foto: Arben Hoti/REL. Në Lumin e Shtrembër të Kamenicës, që kalon përmes qytetit, ka rënë niveli i ujit. Foto: Arben Hoti/REL