Gjurmë të Dinosaurëve, foto: The Guardian

Tharja e një lumi në Teksas nxjerr në shesh gjurmë të dinosaurëve

Gjurmë të shumta që i përkasin dinosaurit Acrocanthosaurus u zbuluan së fundmi në parkun shtetëror të Luginës së Dinosaurëve në veriperëndim të Teksasit, pasi temperaturat e larta e thanë pothuajse tërësisht një lumë i cili kalon nëpër Teksasin qendror, njofton The Guardian

Dinosauri Acrocanthosaurus ishte krijesë 4.5 metra i gjatë, peshonte shtatë tonë, dhe banonte në këtë zonë mbi 113 milionë vjet më parë, konfirmoi parku shtetëror në një email për NBC News.

Thatësira ka nxjerrë në pah rreth 60 gjurmë të Acrocanthosaurusit.

“Shumica e gjurmëve që janë zbuluar kohët e fundit në pjesë të ndryshme të lumit në park i përkasin Acrocanthosaurus” – tha një zëdhënëse e parkut, Stephanie Salinas Garcia, në një email për CNN.

Gjurmët nga Acrocanthosaurus nuk ishin parë që nga viti 2000, pasi ishin të fshehura nën shtresat e ujit dhe sedimentit, megjithëse vizitorët ndonjëherë mund të shohin gjurmë të tjera dinosauri në parkun shtetëror në varësi të kushteve të motit, sipas faqes së internetit të parkut.

Po ashtu janë zbuluar edhe gjurmë nga Sauroposeidon, krijesë 20-metërshe që peshonte rreth 48 tonë. Ekspertët besojnë se Acrocanthosaurus ishte pre e Sauroposeidonit, gjë që sqaron pse gjurmët e tyre u zbuluan së bashku.

Shtete të shumta SHBA po përballen me thatësirë ​​ekstreme si pasojë  e ndryshimeve klimatike.