Peshqit e ngordhur, Foto: Arian Mavriqi

Ngordhin peshqit në 'lumin e Shtrembër' në Kamenicë - FOTO

Thatësira që ka përfshirë “lumin e Shtrembër” në Kamenicë ka bërë që shumë peshq të ngordhin në këtë lum për shkak të mungesës së ujit.

Fotografi nga Kamenica, Arian Mavriqi sot ka publikuar në Facebook, disa fotografi në të cilën shihet se një numër i madh i peshqve që jetojnë në këtë lum kanë ngordhur.

Po ashtu në këto fotografi shihet se pjesa më e madhe e hapësirë së lumit tashmë është shterur si dhe duket se rreth shtratit të lumit janë kryer punime.

FOTO: Arian Mavriqi, Facebook
Foto: Arian Mavriqi, facebook
Foto: Arian Mavriqi, facebook
Peshqit e ngordhur, Foto: Arian Mavriqi
Thatësira në lumin e Shtrembër në Kamenicë, Foto: Arian Mavriqi