Venecia, Itali - Dhjetor 2022, Foto: Emirjeta Vllahiu/ KALLXO.com

Thatësira në Venecia, kanalet e qytetit pothuajse pa ujë – Pamje

Mungesa e shiut në Venecia i ka lënë pothuajse të thata disa nga kanalet e famshme të qytetit piktoresk italian.

Javët e motit të thatë të dimrit kanë ngritur shqetësimet se Italia mund të përballet me një thatësirë tjetër pas urgjencës së verës së kaluar, raporton media britanike The Guardian.

Në Venecia përmbytjet janë zakonisht shqetësimi kryesor, por qyteti tashmë po përballet me baticë jashtëzakonisht të ulët që po e bëjnë të pamundur për gondolat, taksitë e ujit dhe ambulancat të lundrojnë në disa nga kanalet e saj të famshme.

Para dy muajve, qyteti kishte krejt tjetër pamje, me turistët që pushtuan rrugicat e qytetit, edhe pak para festave të fundvitit.

Lumi më i gjatë i Italisë, që rrjedh nga Alpet në veri-perëndim deri në Adriatik, ka 61% më pak ujë se normalja në këtë periudhë të vitit, thekson tutje The Guardian.

Megjithatë, parashikimet e fundit të motit sinjalizojnë ardhjen e reshjeve dhe borës shumë të nevojshme në Alpe në ditët në vijim.

Në korrik të vitit të kaluar, Italia pësoi thatësirën më të madhe në 70 vjet dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në zonat përreth e cila përbën afërsisht një të tretën e prodhimit bujqësor të vendit.

KALLXO.com ju sjell pamje nga Venecia, gjatë muajit dhjetor të vitit 2022:

Venecia, Itali – Dhjetor 2022, Foto: Emirjeta Vllahiu/ KALLXO.com