Liqeni i Biogradit - Foto: REL

Para dhe pas: Liqeni në zhdukje i Malit të Zi

Liqeni i Biogradit, një liqen akullnajor dhe atraksion turistik në Mal të Zi, është tkurrur në mënyrë dramatike pas vapës së madhe të kësaj vere.

Shkencëtarët thonë se sasia e ujit është në rënie afatgjate, për shkak të proceseve natyrore.

Ivan Gërdiniq, ciceron lokal, thotë se është tronditëse që ky vend i bukur mund të zhduket.

Veselin Lluburiq, zyrtar i Parqeve Kombëtare të Malit të Zi, thotë se rreth Liqenit të Biogradit ka gropa, ka erozion, eriozion regresiv. “Plus ka faktorë klimatikë që ndikojnë në ciklin e ujit” – thekson ai.

“Ky është vendi ku lumi Biograd derdhet aktualisht në liqenin Biograd, i cili është shumë më larg në pranverë dhe nuk shihet prej këtu. Në atë periudhë niveli i ujit është disa metra më i lartë dhe uji arrin pothuajse kaq lart sa jemi ne tani” – shton Lluburiq.

Në 14 vjetët e fundit janë shënuar katër rekorde të nivelit të ulët të ujit në vjeshtë, por kurrë s’ka qenë kaq i ulët në verë.

Dhjetëra mijëra turistë vizitojnë çdo vit parkun kombëtar “Biogradska Gora”. /REL