Thaçi: Të japin përgjegjësi grupi Kurti, Vitia dhe Sveçla për shtytje në vetëvrasje të studentit nga konviktet

Presidentit i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe u.d. ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla duhet të japin përgjegjësi ligjore “për shtytje në vetëvrasje” të studentit nga Gjilani i cili vdiq ditë më parë te Qendra e Studentëve.

“Ka përgjegjësi morale politike dhe ligjore të japin grupi Kurti, Vitia dhe Sveçla për shtytje në vetëvrasje të studentit nga konviktet në Prishtinë si dhe seleksionimi të njerëzve kush do të rrijë i karantinuar dhe kush jo, në këtë drejtim mendoj që ata duhet të përgjigjen sa më shpejtë aq më mirë”, tha ai të premten para gazetarëve.

Një i ri gjilanas  vdiq në Qendrën e Konvikteve në Prishtinë. Kjo qendër është shndërruar në karantinë për të gjithë ata që kthehen nga vendet jashtë Kosovës.

Presidenti Hashim Thaçi mban konferencë për media

Presidenti Hashim Thaçi mban konferencë për media

Publiée par Kallxo.com sur Vendredi 15 mai 2020