Thaçi shtron tepihun e kuq për Edi Ramën

Pas pak në presidencë pritet të vijë Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

Nikoqir i tij do te jetë presidenti i vendit, Hashim Thaci.

Rama para se të vijë në presidencë, në takime të ndara ishte me kreun e VV, Albin Kurti, kreun e PDK, Kadri Veseli.

Ndersa, paradite ai takoi edhe kryekuvendaren, Vjosa Osmai dhe kryeministrin, Avdullah Hoti.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka ardhur në Kosovë ku është takuar me drejtues të institucioneve dhe të partive politike.

Vizita e tij ndodh pak ditë pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale kundër presidentit Hashim Thaçi, kryetarit të PDK-së Kadri Veseli dhe disa ish-luftëtarëve të tjerë të UÇK-së.