Ilustrim

Tentoi t’i sulmonte policinë, ndalohet një person që transportonte migrantë ilegalisht në Leposaviq

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është ndaluar pasi i njëjti dyshohet se ka dashur t’i sulmojë me veturë zyrtarët policor.

Sipas njoftimit, ngjarja ndodhi në Leposaviq ndërsa për ta shmangur sulmin, policia kanë shtënë me armë zjarri.

Rasti po trajtohet si sulm ndaj personit zyrtar.

“Policia ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit në veturë i janë hasur 11 persona migrantë, po i njëjti  pasi i  ka zbritur migrantët me veturën e tij është larguar vrullshëm me ç’rast i ka rrezikuar zyrtarët policorë, të cilët për ta ndaluar sulmin kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dyshuarit” – thuhet në njoftimin e forcave të rendit.

Në vendin e ngjarjes si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar 11 gëzhoja. Rasti në procedurë hetimore nga te gjitha njesitet relevante.