Foto: KALLXO.com Ilustrim

Tentoi të martohej me një grua pa dëshirën e saj, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë pasi që ka tentuar që të martohet më një grua, shtetase e huaj, pa dëshirën e saj.

Rasti ka ndodhur dje në orën 21 në Gjilan.

Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa të dyshuarit i është konfiskuar një revole me tre fishekë të kalibrit 9 mm.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit ai është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si “trafikim me njerëz”.