Arkiv

Temperaturat e larta, MSH apelon për kujdes ndaj fëmijëve

Për shkak të paralajmërimeve për rritje të temperaturave, Ministria e Shëndetësisë ka dalë me një sërë rekomandimesh për kujdes ndaj fëmijëve.

Instituti Hidrometerologjik ka paralajmëruar se në shumë vende urbane prezenca e masave të ajrit do të krijoj mundësi që temperaturat të arrijnë deri 40 gradë Celsius.

Këto janë nëntë hapat që MSH rekomandon prinderi tpër kujdes ndaj fëmijëve:

  • Mos i ekspozoni në diell fëmijët e moshës 0 – 6 muaj;
  • Përdorni kapelë me strehë të gjerë për të gjitha moshat;
  • Vishni me rroba të gjera dhe të lehta;
  • U jepni ujë rregullisht;
  • Pastroni rregullisht.
  • Kujdesi ndaj fëmijëve gjatë qëndrimit në pishinë/det 🏖
  • Aplikoni kremin kundër diellit çdo 2 – 3 orë, jo më pak se me faktor mbrojtës 20;
  • Në javën e parë të ekspozimit në diell përdorni produkte me faktor mbrojtës jo më pak se 50;
  • Mos i dërgoni në parkun e lodrave në intervalin kohor prej orës 10:00 – 17:00;
  • Fëmijët  e vegjël duhet të mbikëqyren nga të rriturit 💁♀️💁♂️, jo nga fëmijët më të mëdhenj sepse edhe ata janë të shtyrë për të luajtur dhe mund të shpërqendrohen lehtësisht.

Si rezultat i masave të ajrit të nxehta, IHMK ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve.

Sipas IHMK-së, edhe vikendi parashihet të jetë me temperatura ekstremisht të larta.

Sipas tyre, ky mot me këto temperatura ekstreme të larta është si rezultat i ardhjes së masave të nxehta të ajrit nga Afrika Veriore.

“Meqë indeksi UV do të jetë shum i lartë ,rekomandohet që të kufizohemi sa më shum nga  rrezet e diellit,nga ora 10-17,sidomos personat me sëmundje kronike, hipertension , diabetikët, asmatikët etje,  të bartim syze mbrojtese nga rrezet e diellit, ombrellë, rroba me ngjyra të lehta,krema adekuate për mbrojtjen e lëkurës, pastaj të pijmë ujë sa më shpesh, jo lëngje të gazuara, të konsumojmë  pemë e perime dhe ushqim me sa më pak yndyrë, etj.”- ka apeluar IHMK.