Teatri i Prizrenit shfaq përmes Facebook-ut shfaqjen ‘Armiku i popullit’

Shfaqja e Teatrit të Qytetit të Prizrenit, “Armiku i popullit”, me regji të Fatos Berishës, jepet sot në ora 20:00, nëpërmjet formatit livestream në Facebook.

Transmetimi i kësja shfaqje në Facebook, bëhen në kuadër të kalendarit të përbashkët të shafqjeve online të teatrove kosovare.

Shfaqja flet për moralin, imoralitetin, hipokrizinë dhe ndrydhjen e individit nga qarqet e fuqishme. “Armiku i popullit” është një ndër dramat më të fuqishme që trajton keqpërdorimin e asaj që quhet ‘interesi publik’.

Transmetimi i shfaqjes nis sot nga ora 20:00, në linkun më poshtë: