Të shtëna në Prishtinë, njolla gjaku në vendin e ngjarjes

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmë rreth orës 22:30 në rr. “Simon Shiroka”, në Prishtinë.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes nga ku kanë konfiskuar 5 gëzhoja.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes janë vërejtur njolla gjaku.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

Rasti, i cili po trajtohet si përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm, vazhdon të hetohet.