Ilustrim

Të shtëna me armë zjarri në Lipjan

Dy persona kanë raportuar për të shtëna me armë zjarri në drejtim të tyre në Lipjan.

Sipas policisë, dy punëtorë të sigurimit të një kompanie, kanë deklaruar se nga persona deri tani të panjohur është shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.

Nuk raportohet për të lënduar.

“Nga njësitë policore janë gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti vazhdon të hetohet.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në Lipjan.