Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend të ditës edhe Trusti

Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet të hënën dhe një nga pikat e rendit të ditës do të jetë edhe shqyrtimi i ndryshimit të Ligjit për fondet pensionale.

“Pikë e rendit të ditës do të jetë edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-134 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-101 për fondet pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-115, me Ligjin 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L116”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Projektligji për trustin ka kaluar për shqyrtim në Kuvendin e Kosovës, pa marrë miratimin e komisionit përkatës. 

Me propozim të deputetit të PDK-së të mërkurën e kaluar, Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Bekim Haxhiu diskutoi për ndryshim plotësimin e këtij ligji, i cili u mundëson qytetarëve tërheqjen e 30 % të kursimeve.  

Propozimi i Haxhiut ka marrë mbështetjen e partive opozitare por po kundërshtohet nga Lëvizja Vetëvendosje. 

Kundër tërheqjes së kursimeve të qytetarëve të Kosovës është deklaruar edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. 

“Stafi i FMN-së shprehi kundërshtimin e fortë për tërheqjet shtesë nga fondi i kursimeve private pensionale (TKPK) meqë këto do të përbënin goditje të rëndë në qëndrueshmërinë e sistemit të pensioneve dhe do të reduktonin ndjeshëm vlerën reale të pensioneve të ardhshme”, thuhet në një deklaratë të lëshuar FMN. 

Në mbledhje të hënën, Kryesia e Kuvendit të Kosovës planifikon të shqyrtojë edhe një sërë pikash të mbetura pa shqyrtuar nga seancat e kaluara.

Rendi i ditës

I. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së
Kuvendit,
II. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24
shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:
14. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-104 për ndryshimin dhe plotësimin
e ligjit nr.03/L-040 për vetëqeverisjen lokale.
III. Pika e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 24, 25
shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:

11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin
e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.
IV. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 14 prill
2022:
8. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga
radha e komunitetit serb,
V. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 14, 19 prill,
11 dhe 19 maj 2022:
7. Votimi i Mocionit nga debati parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë
në vend.

  1. VI. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 5, 11 dhe
    13 maj 2022:
    5. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin
    e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale,
    procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat
    personale vjetore,
    6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin
    e Ligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së
    Kosovës për vitin 2022,
    7. Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,
    8. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1)
    anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar,
    9. Debat parlamentar për punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në vitin
    e parë të mandatit të saj.

VII. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 26 maj
2022:
4. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-033 për provimin e
jurisprudencës,
5. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe
plotësimin e Ligjit nr.05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe
Verifikim të Pronës,
6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-070 për Pijet e Forta Alkoolike,
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit 08/L-010 për Krijimin e Infrastrukturës
Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës,
8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-027 për Mbeturinat nga industritë
nxjerrëse të mineraleve,
9. Zgjedhja e pesë (5) zëvendësve të Avokatit të Popullit,
10. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.

VIII. Përgatitjet për Seancë plenare të re të radhës:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,
4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin
e Ligjit nr.04/L-021 për akcizën në produktet e duhanit,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-134 për plotësimin dhe ndryshimin
e Ligjit nr. 04/L-101 për fondet pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe
ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-115, me Ligjin 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L116.
IX. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave