Foto:KALLXO.com
Të dehur drejtuan motomjete dhe shkaktuan zhurmë, arrestohet tre të dyshuar në Shëngjin
Tre drejtues të motomjeteve, 30 vjeçari me iniciale Q.Sh, 25 vjeçari me iniciale L.Sh dhe F.G, 24 vjeçar janë arrestuan në flagrancë, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet në gjendje të dehur, në Shëngjin të Shqipërisë, më 17.08.2025.
Poashtu Policia u sekuestroi motomjetet e tyre, si prova materiale.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të Policisë në Lezhë, në bashkëpunim me patrullat e përgjithshme të Shëngjinit dhe Policinë Rrugore, kanë njoftuar se kanë ndëshkuar 25 drejtues motomjetesh, për shkaktim zhurmash shqetësuese, në zonën turistike të Shëngjinit.
“Në vijim të masave të ndërmarra për monitorimin e zhurmave të gjeneruara nga muzika, si dhe atyre të shkaktuara nga motomjetet, strukturat e sigurisë publike të DVP Lezhë kanë intensifikuar kontrollet gjatë fundjavës. Si rezultat, janë kryer 22 matje të nivelit të zhurmës nga muzika, të cilat kanë rezultuar brenda kufijve të lejuar”- thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Për të garantuar një sezon veror të qetë dhe të sigurt për qytetarët dhe turistët, Policia e Lezhës thonë se do të vijojë praninë e shtuar në të gjithë territorin e njësisë administrative Shëngjin dhe në zonat turistike të qarkut.
“Qytetarët ftohen të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në njësitë fizike të Policisë ose në numrin pa pagesë 112, duke u garantuar reagim të menjëhershëm dhe profesional”- thuhet në thirrjen e policisë.