Foto: BBC

Talebanët premtojnë se nuk do të hakmerren ndaj popullit

Grupi i talebanëve ka marrë në kontroll shumicën e qyteteve të Afganistanit, pas tërheqjes së trupave amerikane nga ky vend.

Një zëdhënës i talebanëve i tha televizionit BBC, se grupi militant po punon për të formuar një qeveri të re në Afganistan.

Grupi ka urdhëruar edhe një herë luftëtarët që mos t’i sulmojnë qytetarët pasi kërkon të paraqesë një fytyrë të moderuar para popullsisë vendase, raporton BBC.

“Nuk do të ketë hakmarrje ndaj popullit të Afganistanit”, citohet të ketë thënë Suhail Shaheen.

“Ne i sigurojmë njerëzit në Afganistan, veçanërisht në qytetin e Kabulit, se pronat e tyre, jeta e tyre është e sigurt – nuk do të ketë hakmarrje ndaj askujt”, tha ai.

Shumë afganë kanë frikë nga një kthim brutal në regjimin e viteve 1990, i cili u karakterizua nga ekzekutime publike, goditje me gurë dhe vajza që ndaloheshin nga shkolla.

Ambasada e Kosovës në Katar publikon numrat emergjentë për kosovarët që ndodhen në Afganistan

www.kallxo.com