Foto: Mirosllav Lajçak/Twitter

Takohen Bislimi e Lajçak, flasin për hapat e ardhshëm në dialogun Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, ka thënë se është takuar me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Lajçak në Twitter ka thënë se në këtë takim ka pasur një diskutim të gjatë me Bislimin për hapat e ardhshëm në dialogun Kosovë-Serbi.

Ditë më parë, në “Dubrovnik Forum 2022”, Lajçak është shprehur se procesi më strategjik në Ballkanin Perëndimor është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

“Janë tre-katër marrëveshje në proces shumë të avancuar të finalizimit dhe shpresoj se do t’i finalizojmë së shpejti”, kishte thënë Lajçak.

 

Lajçak: Janë tre-katër marrëveshje në proces të dialogut Kosovë-Serbi