Xhafer Tahiri. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Tahiri: Projektbuxheti 2021, i padrejtë për Vushtrrinë

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, e ka cilësuar si të padrejtë Projektbuxhetin për vitin 2021 për Komunën që ai drejton.

Tahiri përmes një postimi në Facebook ka treguar 5 amendamentet të cilat ia ka propozuar Komisionit për buxhet dhe financa duke kërkuar që të miratohen.

“Këto janë projekte jetike për qytetarët e Vushtrrisë, i ftoj deputetët ti përkrahin projektet zhvillimore të qytetarëve të Vushtrrisë, pa dallim partie. Buxheti i shtetit duhet të jetë i ndarë në mënyrë të drejtë e të barabartë për të gjithë qytetarët e qytetet e Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Postimi i plotë i Tahirit në facebook.

Projekt buxheti i vitit 2021 është i padrejtë për Vushtrrinë

Për tu ndrequr sado pak kjo padrejtësi ndaj qytetit të Vushtrrisë, unë i kam propozuar sot Komisionit për Buxhet dhe Financa 5 amandamente (të gjitha këto kërkesa me kohë i kemi dërguar por janë injoruar nga ministritë e linjës) me projektet si në vijim:

1. Zgjerimi i rrugës magjistrale Nedakovc-Vushtrri

2. Rritja në 1 milion e mjeteve buxhetore për projektin e rregullimit te shtratit të lumit Silnica (sipas Memorandumit të nënshkruar në mes të Komunës dhe MEA)

3. Përfshirja në Ligjin e Buxhetit të projektit të Unazës së poshtme të Vushtrrisë

4. Rregullimi i parkut rekreacional “Taraxha”

5. Ndërtimi i rrugëve në fshatrat e Vushtrrisë: Skoqen, Samadrexhë-Dumnicë, Sllakoc-Kurillovë dhe rrugëve lokale në qytet.

Këto janë projekte jetike për qytetarët e Vushtrrisë, i ftoj deputetët ti përkrahin projektet zhvillimore të qytetarëve të Vushtrrisë, pa dallim partie.

Buxheti i shtetit duhet të jetë i ndarë në mënyrë të drejtë e të barabartë për të gjithë qytetarët e qytetet e Kosovës.

 

Votohet në parim projektligji për buxhetin 2021