Seanca e Kuvendit më 11 qershor 2021, Foto: KALLXO.com

Miratohet në parim rishikimi i buxhetit për vitin 2021

Me 68 vota pro, 1 kundër dhe asnjë abstenim është votuar në parim Projektligji për Shqyrtimin e parë për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e vitit 2021.

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se Vetëvendosje kërkon që leximi i parë dhe leximi i dytë i këtij Ligji, të kryhet me procedurë të përshpejtuar.

Sipas saj, kjo ka për qëllim që deri në fund të muajit Korrik të miratohet në tërësi rishikimi i buxhetit për vitin 2021.

Ministri i Financave të Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, gjatë seancës së Kuvendit, paraqiti Projektligjin e buxhetit të rishikuar për vitin 2021.

Ai tha se me buxhetin e rishikuar për vitin 2021 shpenzimi do të jetë në total 2 miliardë e 516 milionë euro, kurse të hyrat do të jenë 2 miliardë e 43 milionë euro.

“Ne si ministri kemi finalizuar përgatitjet për rishikim të buxhetit 2021 për t’u përgjigjur trendeve ekonomike që janë materializuar gjatë gjysmës së parë të këtij vit”, tha Murati.

Ministri i Financave prezanton projektligjin e buxhetit të rishikuar për vitin 2021