Tabela orientuese për Ambulancën e Coronavirusit në QKUK (FOTO)

Deri sot Kosova bënte pjesë në vendet e pakta të cilat nuk ishin prekur nga Coronavirusi, i cili ka prekur mijëra njerëz nëpër botë. Sot, në orët e mbrëmjes janë zyrtarizuar dy rastet e para të personave të prekur me coronavirus.

Këtë lajm e dha ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë të jashtëzakonshme për media.

Dy personat e prekur me coronavirus kanë ardhur para disa ditëve nga Italia. Njëri është një 77 vjeçar nga Vitia dhe rasti tjetër është një 22 vjeçare nga Klina.

Derisa në Kosovë prej disa ditëve kanë filluar të merren masat parandaluese, duke mbyllur shkollat, e duke pezulluar fluturimet nga vendet me rrezik të lartë, në oborrin e QKUK-së janë vendosur tabela njoftuese për Ambulancën për Coronavirus.

Të gjithë personat të cilët kanë dyshime se mund të jenë prekur nga ky virus, mund të orientohen përmes kësaj tabele njoftuese brenda oborrit të QKUK-së.