Foto: Tomas Szunyog/Twitter

Szunyog takon ministrin Krasniqi, kërkon organizim sa më shpejt të zgjedhjeve në 4 komunat veriore

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka takuar ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, me të cilin ka biseduar për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në veri të vendit.

Përmes një postimi në Twitter, Szunyog ka thënë se këto zgjedhje duhet të organizohen sa më shpejt.

“Diskutuam për zgjedhjet e parakohshme në veri të Kosovës me ministrin Elbert Krasniqi. Ritheksova se zgjedhjet e parakohshme duhet të organizohen sa më shpejt në katër komuna dhe në mënyrë plotësisht gjithëpërfshirëse me pjesëmarrjen e plotë dhe të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës”- ka shkruar ai.

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Kosova që përveç zvogëlimit të pranisë policore në objektet komunale në veri, të mbahen zgjedhjet e parakohshme në Mitrovicë Veriore, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok si dhe të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Zëdhënësi i BE-së tregon hapat e mëtutjeshëm për Kosovën, nuk tregon nëse do të largohen masat kufizuese